“Armiku fle, PS nuk fle”/ Rama takim me strukturat e njësisë 5: E njoh unë Nazmiun, i bën për provokim ti këto Braçe

Kryeministri Edi Rama zhvilloi mbrëmjen e sotme një takim me strukturat e PS të njësisë 5 në Tiranë.
Rama ka qenë i shoqëruar nga drejtuesja politike e Tiranës, Ogerta Manastirliu, dhe Erion Braçe. Gjatë takimit nuk kanë munguar edhe batutatë, teksa Braçe po prezantonte me emra e anëtarve dhe drejtuesve të shtabit.
‘E njoh unë Nazmiun, i bënë për provokim ti këto Braçe’, tha Rama.
Ndërkohë, Braçe, u ndal tek takimet që do të bëhen dhe problematika me legalizimet në zonën e Selitës.
‘Ne kemi mbaruar bërë takime me organizata e partisë, i kemi bërë këto mbledhje të gjitha dhe nga e hëna e tutje ne kemi 62 takime për 96 qendrat e votimit. Kemi synuar që të bëjmë me çdo qendër votimi takim dhe atje ku qendrat e votimit janë pak më të vogla kemi bashkuar dy në një ose kur janë afër dhe ka dendësi banorësh kemi bërë një takim për 2 qendra votimi.
E gjithë struktura është vënë në punë, për Selitën kemi kërkuar një plan për legalizimin që nga 12 maj kur vijmë në pushtet ta kemi të detajuar ka njerëz që kanë marr lejen e legalizimit dhe skanë marr cerfifikatën e pronësisë. Kanë bërë shtëpi në vitet 70 dhe i kanë pa letra dhe nuk bëjnë dot asnjë investim’, tha ai.
#Armiku #fle #nuk #fle #Rama #takim #strukturat #njësisë #njoh #unë #Nazmiun #bën #për #provokim #këto #Braçe
Java News