Zyrtare/ Partizani sjell një trajner kampion, Skënder Gega kthehet në shtëpi

Partizani ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri. Të kuqtë kanë risjellë në shtëpi një trajner kampion. Skënder Gega ka marrë drejtimin e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit. Ish-futbollisti i mirënjohur do të ketë mundësinë e zgjatjes së kontratës edhe për një vit tjetër. Përpos karrierës së gjatë si lojtar me fanellën e Partizanit, Gega ka drejtuar klubin kryeqytetas edhe si trajner, duke i shpallur kampion në sezonin 2018/19.
“Skënder Gega rikthehet në shtëpi. FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Skënder Gega. Presidenti Gazment Demi në praninë e Drejtorit të Përgjithshëm Olsi Rama dhe drejtorit sportiv Arbër Abilaliaj ka prezantuar sot para ekipit trajnerin Gega. Gega do të jetë pjesë e të kuqve për pjesen e mbetur te sezonit me opsion rinovimi edhe per sezonin e ardhshem. Në drejtimin e Gegës të kuqtë fituan titullin kampion në sezonin 2018 – 2019”, ka njoftuar klubi Partizani./Sport Ekspres/
#Zyrtare #Partizani #sjell #një #trajner #kampion #Skënder #Gega #kthehet #në #shtëpi
SportExpress