Aktualitet

“Indeksi i pensioneve, sa një panine në ditë”/ Erisa Xhixho: Reformim i plotë pas 11 majit

Kandidatja e PL në qarkun e Tiranës, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Erisa Xhixho e ka cilësuar qesharake dhe aspak dinjitoze bonusin e akorduar këtë vit nga qeveria.

Xhixho tha se vëmendja e qeverisë ndaj shtresës që e ka mbështetur gjithmonë dhe e ka votuar, ka qenë indiferenca.

“Indeksimi 4.1 përqind është një panine në ditë. Shtresës që ka mbështetur PS, pensionistët që shkojnë që në mëngjes të votojnë PS, në 12 vite nuk i kanë dhënë asnjë pension dinjitoz, as sa Kosova që e ka 340 euro ndërsa në Shqipëri mesatarja është 160 euro”, tha Xhixho.

Erisa Xhixho: Para 2 vitesh ka qenë Meta që foli në mënyrë permanente për pensionistët. Bonusi komplet qesharake elektoral qesharak, fakt është në 2025 buxheti 0 rritje të pensioneve

Indeksimi 4.1 përqind është një panine në ditë. Shtresës që ka mbështetur PS që shkon që në mëngjes të votojë PS në 12 vite asnjë pension dinjitoz sa Kosova që e ka 340 euro këtu mesatarja është 160 euro

Nga lista e barnave kanë hequr një pjesë dërrmuese të ilaçeve për pensionistët.

Ne premtojmë reformim të thellë të pensioneve.

#Indeksi #pensioneve #një #panine #në #ditë #Erisa #Xhixho #Reformim #plotë #pas #majit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button