Aktualitet

Shkencëtarët dalin me zbulimin e fundit

Shkencëtarët në SHBA, kanë krijuar me sukses robotin e parë në botë që “merr frymë, djersit dhe dridhet”.

Studiuesit e Universitetit Shtetëror të Arizonës (ASU), kanë ridizanjuar makinerinë e parë në këmbë që gjeneron nxehtësi, ecën dhe merr frymë si një njeri.

Ideja është që roboti i quajtur “Andi”, mund të ndihmojë shkencëtarët që të kuptojnë më mirë se si trupi i njeriut reagon nga valëve të të nxehtit.

Pajisja me specifikat më të fundit është në gjendje të imitojë një gamë të tërë fuksionesh trupore të njeriut, me çipa në të gjithë sipërfaqen e robotit të cilët kontrollohen individualisht me sensorë temperature, sensorë të fluksit të nxehtësisë dhe pore që prodhojnë djersë.

“Andi” është një zbulim emocionues në botën e Inteligjencës Artificiale, pasi është makineria e parë termike  që tani mund të testohet në ambjente të hapura, me qëllim për të ndihmuar studiuesit të kuptojnë më mirë se pse ndodh “stresi” i nxehtësisë në trupin e njeriut dhe çfarë mund ta bëjë motin e nxehtë fatal.

Por zbulimi shkencor nuk ndalet me kaq, pasi këtë verë pritet që studiuesit të bashkojnë “Andi”-n me robotin e nxehtësisë biotermike të ASU, i cili quhet “Marty”. Ata do të punojnë sëbashku për të kuptuar më mirë mekanizmat e djersitjes njerëzore.

Në të gjithë botën janë aktualisht 10 robotë “Andi” dhe janë në pronësi të markave për veshjet atletike, të cilat i përdorin si manekinë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button