“SPAK zgjohu!”/ Lefter Maliqi paralajmëron kallëzim të ri: Nesër dorëzoj provat

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës ka paralajmëruar një tjetër kallëzim penal të hënën në SPAK, sa i takon krimeve elektorale.Ai shprehet se komisionerë, numërues, punonjës të administratës etj. janë kapur në shkelje flagrante dhe çdo provë do të dërgohet në KQZ, “Kolegj Zgjedhor” SPAK dhe organizmat ndërkombëtarë.
Maliqi thotë se çdo gjë të do të zbardhet mediatikisht dhe ligjërimit duke nënvizuar se Bashkia e grabitur e Kuçovës do i kthehet banorëve.
”SPAK zgjohu! Tjetër kallëzim penal të Hënën! Krimi shtetëror dhe elektoral në Bashkinë Kuçovë i provuar me fakte të pamohueshme. S’keni parë gjë akoma! Komisionierë vëzhgues, numërues, operatorë, punonjës të administratës dhe Bashkisë etj., në shkelje flagrante.