Aktualitet

“Refugjatë të lumtur”/ Podcasti i Ramës me tre të huaj dhe një shqiptare

Kryeministri Edi Rama, podcastin e radhës ia kushtoi tre të rinjve nga Amerika, Argjentina dhe Zvicra, të cilët kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në Shqiptarë. Bashkë me ta edhe një shqiptare

Uarda, e cila pas shumë vitesh në Berlin është kthyer në Shqipëri.

“Këto tre vite që kam në Shqipëri, më duket se një herë në javë, i përgjigjem kësaj pyetje.”Kryeministri Edi Rama: Se të tjerët të thonë po ç’ tu desh që u ktheve?

Uarda: Po, po, po. Madje në fillim jam ndier edhe shumë keq kur u ktheva sepse jam ndier shumë e gjykuar. Ishte një lloj sjellje…

Pastaj fillojnë të flasin për familjarë që kanë apo që e kanë vizituar. Kështu që, m’u desh pak sa të mësohesha me këtë.

Musa nga Zvicra zbulon ndjesinë e të huajve momentin kur u duhet të largohen nga Shqipëria.

“Njerëzit, në momentin që vijnë, të vetmin problem që kanë është të kthehen në vendin e tyre e të thonë: “Betohem në Zot që kanë energji elektrike”. Ja që, kështu është, por gjërat. Po ngadalë dhe i sigurt – me njerëzit që mund të shoh këtu në tryezë – po, vendi juaj është e ardhmja e Europës, është e sigurt. Njerëzit nuk dinë asgjë rreth kulturës suaj, rreth Ilirëve, asaj çfarë keni qenë dhe çfarë do të jeni në të ardhmen. Personalisht, jam mjaft i prekur nga mikpritja juaj. Realiteti, mënyra si të shihni në sy, është moment i së vërtetës, njerëz të fjalës. Kjo është.”

Edi Rama: Shumë faleminderit! Këta ishin refugjatët e lumtur dhe unë jam realisht shumë i frymëzuar sa herë që jeta më sjell pranë njerëzve si Uarda, si Martin, si Ouen, si Musa të cilët kanë brenda atë dhuratën e “joy of life” dhe kanë gjetur në Shqipëri vendin ku “dhurata” e tyre mund të shumëfishohet.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button