Përplasi për vdekje qytetarin në Elbasan, kapet shoferi i “Benzit”

Është arrestuar 62 vjeçari i cili përplasi për vdekje me makinë të riun në Elbasan. Aksidenti i rëndë ndodhi dy ditë më parë.
“Përplasi një motomjet dhe u largua nga vendi i aksidentit, identifikohet, kapet dhe arrestohet drejtuesi i automjetit. Gjendet dhe sekuestrohet automjeti tip “Benz”. Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe procedurale të kryera me zbardhjen e rrethanave të një aksidenti të ndodhur më datë 07.09.2024, në lagjen “28 Nëntori”, ku u përplasën një automjet me një motomjet, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit, shtetasit H. O., 62 vjeç.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e datës 07.09.2024, në lagjen “28 Nëntori”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Elbasan, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesin e motomjetit, shtetasin A. B., 45 vjeç, pasi nuk ishte i pajisur me leje drejtimi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjetin tip “Benz” që drejtonte 62-vjeçari, në momentin e aksidentit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thotë Policia.
/a.r
#Përplasi #për #vdekje #qytetarin #në #Elbasan #kapet #shoferi #Benzit
Java News