Aktualitet

Ky pritet të jetë formacioni i Rumanisë për ndeshjen ndaj Kosovës

Kosova dhe Rumania do të përballen sot në Nation League.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, shkruan Sport.

‘Dardanët’ janë maksimalisht të përgatitur për këtë takim, me synime të qarta vetëm për rezultat pozitiv. Të gjitha biletat janë shitur dhe atmosfera në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ pritet të jetë e jashtëzakonshme.

Trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu është një adhurues i sistemit 4-2-3-1, sistem ky i cili pritet të përdoret edhe në ndeshjen ndaj Kosovës.

Ja si mund të duket 11-shja e parë e Rumanisë në këtë duel: Nita- Ratiu, Dragusin, Ghita, Chipciu – M. Marin, R. Marin – Man, Stanciu, Mihaila – Dragus.

/ Sport/



#pritet #të #jetë #formacioni #Rumanisë #për #ndeshjen #ndaj #Kosovës
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button