Aktualitet

Katër vetura tentuan të kontrabandonin mallra nga Serbia në Kosovë, i ndal policia

Katër vetura, tri me targa serbe dhe një me targa lokale, janë ndaluar në Zubin Potok nga ana e policisë.

Sipas tyre, veturat po hynin ilegalisht në Kosova nga Serbia, dhe po tentonin të kontrabandonin pije alkoolike dhe produkte tjera ushqimore.

Raportohet se nga njësitë policore janë ndaluar 4 vetura (tri me targa serbe dhe një me targa lokale) të cilat hynin ilegalisht, nga territori i Serbisë në R. e Kosovës. Gjatë kontrollit dhe verifikimit të tyre, në të gjitha këto vetura kishte të ngarkuar mall të kontrabanduar, kryesisht pije alkoolike dhe produkte të ndryshme ushqimore. Pas kontrollimit të dokumentacionit dhe veturave, është vërejtur se asnjëri nuk kishte dokumentacion mbi prejardhjen e mallit. Në lidhje me rastin veturat dhe mallrat janë konfiskuar dhe dorëzuar në terminal doganor, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, personat lirohen dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.



#Katër #vetura #tentuan #të #kontrabandonin #mallra #nga #Serbia #në #Kosovë #ndal #policia
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button