Më e mira nuk ka ardhur ende –

Barcelona është shndërruar në një makineri goli nën drejtimin e Hansi Flikut. Katalanasit kanë marrë një tjetër fitore mbrëmjen e sotme. Barça ka shpërfytyruar me shifrat e thella 7-0 Real Vajadolidin, duke dhënë sinjalet për kundërshtarët. Hansi Fliku ka thënë pas ndeshjes se i pëlqeu ndjesia kur tifozët thërritën në kor emrin e tij, por premton se më e mira nuk ka ardhur ende për Barcelonën.
“Ishte ndjesi shumë e mirë kur tifozët po thërrisnin emrin tim. Jemi krenarë për atë që po ndërtojmë si ekip. Jemi si një familje. Objektivi ishte të arrinim 4 fitore nga 4 ndeshje përpara pushimit nga Kombëtaret dhe e bëmë këtë. Më e mira nuk ardhur ende”, ka deklaruar Hansi Fliku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Më #mira #nuk #ardhur #ende
SportExpress