Aktualitet
Barcelona më në fund regjistroi Olmon, ai mund të debutojë sonte

Barcelona më në fund ka përfunduar procesin e plotë të regjistrimit për reprezentuesin spanjoll Dani Olmo, i cili pritet të debutojë për katalanasit sonte kundër Rayo Vallecano.
Barçës iu desh të hiqte qafe edhe dy lojtarë të tjerë, përveç Gundogan, i cili u rikthye te Manchester City, për të siguruar fonde në buxhet dhe për të mos thyer rregullat rreth Fair Play-t Financiar.
Lenglet u dërgua në huazim te Atletico dhe Roque në Betis dhe kjo hapi mundësinë e nënshkrimit të Olmos.
Olmo ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2030 dhe kthehet në klub saktësisht dhjetë vjet pasi u largua nga ekipi B për në Dinamo Zagreb.
/ Sport
#Barcelona #më #në #fund #regjistroi #Olmon #mund #të #debutojë #sonte
gazetablic.com