PSG heq dorë nga Osimhen, Conte në pritje të Lukalut, por Chelsea i prish planet
Napoli i bëri një nisje të tmerrshme sezonit të ri, ndërsa në shtëpinë e bluve po punojmë me shpejtësi për t’i vendosur në dispozicion trajnerit Conte elementët që ai kërkon në mënyrë që situata të ndryshojë sa më shpejt. Është e qartë prej kohësh që Conte kërkon një qendërsulmues të ri, më saktë kërkon vetëm Romelu Lukakun, por negociatat për të marrë nga Chelsea nuk po shkojnë dhe aq mirë, më palët që janë ende larg gjetjes së një akordi.
Drejtori Sportiv i Napolit u kthye nga Londra me një refuzim të prerë nga ana e Chelsea, oferta e tij e fundit 5 milionë për huazimin dhe 25 të tjera për blerjen përfundimtare nuk është pranuar nga anglezët të cilët kërkojnë të shesin Lukakun me titull definitiv për 40 milionë euro.
Në këto kushte shpresa e madhe mbetet Osimhen. Nigeriani është në kërkim të një ekipi të ri, por në mënyrë surprizë mungojnë ofertat konkrete, më saktë klubet që në fillim ishin të interesuara janë tërhequr nga gara pasi nuk dëshirojnë të shpenzojnë 130 milionë euro për një lojtar, si në rastin e PSG ku drejtori sportiv theksoi se politikat e klubit kanë ndryshuar.
Napoli shpreson që të përfshirë në negociata Osimhen për ta transferuar atë në Londër, në mënyrë që të përfitojnë para kesh, plus t’i vendosin më në fund në dispozicion Contes sulmuesin që dëshiron, Romelu Lukakun.
#PSG #heq #dorë #nga #Osimhen #Conte #në #pritje #të #Lukalut #por #Chelsea #prish #planet
Java News