Aktualitet

Ramadani komenton ligjin për KPM-në, thotë se opozitës nuk i ka interesuar kjo çështje

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese komentet e saj në lidhje me Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media (KPM).

Lidhur me këtë çështje në një prononcim për Gazeta Blic, u deklarua Kryetari i Komisionit Parlamentar për Media, Valon Ramadani.

Ai tha se ata nuk pengojnë askënd, mirëpo është mirë që sipas tij, AGK-ja të mos bëhet selektive në reagime ndaj temave, e po ashtu të merret edhe me dezinformim dhe keqinformim.

“Ne nuk na pengon askush dhe nuk e pengojmë askënd që të ndjekin rrugët e mundshme ligjore për të avokuar për gjërat që ata i mendojnë ashtu, kjo natyrisht vlen edhe për AGK-në dhe të tjerët që kanë dërguar komente. Por është mirë që AGK të mos bëhet selektive në reagime ndaj temave, por të kryej punën e vet për secilën temë. Në linjë me këtë, do të ishte shumë mirë që AGK të merrej edhe me dezinformimin e keqinformimin që po prezantohen dukuri evidente në vendin tonë hulumtim pas hulumtimi, e që po shihet mjaftë qartë nga cila anë është i orientuar ky fenomenë. Ky dezinformim e keqinformim nuk mbin vetëvetiu, ai na shfaqet nga ata të cilët AGK-ja i ka nën ombrellën e vet, pra media e gazetarë, andaj do të ishte e mirëpritur dhe e domosdoshme të shohim edhe një reagim të AGK-së dhe një plan të tyre për të iu kundërvënë këtij fenomeni që po atakon udhëheqësit e shtetit në të cilin ata po veprojnë, e për lirinë e shprehjes e demokracinë e të cilit aq shumë flasin e avokojnë”, deklaroi ai.

Tutje ai tha se pozita ka miratuar ligjin për KPM-në sepse sipas tij janë angazhuar e kanë punuar në të. Ndërsa siç thotë ai opozita nuk është interesuar e marrur me këtë ligj.

“Sa i përket pozitës e opozitës, ne e kemi miratuar ligjin sepse jemi angazhuar e kemi punuar sa e sa kohë në të. E opozita në anën tjetër, as është marrë me këtë ligj e as nuk i ka interesuar. Argument për këtë është fakti që nuk kanë sjellur as edhe një amandament të vetëm për këtë projektligj”, theksoi ai.

Ramadani për ligjin e KPM-së thotë se është bërë me vonesë, e se sipas tij do duhej bërë vite më parë.

“Është një ligj që është bërë me shumë vonesë, sepse do duhej bërë vite më parë, në mënyrë që të kemi rregullim për këtë fushë në hap me rregullimet e shteteve evropiane, prej nga edhe e kemi synimin të shkojmë. Për mua është ligj që i përmbush dhe u përgjigjet kërkesave të kohës dhe rrethanave të vendit tonë në mënyrën më të mirë të mundshme. Teknologjia dhe forma e informimit dhe mediave po ndryshon vrrullshëm, andaj në të ardhmen, patjetër se do të kemi mundësi të bëjmë përmirësime të nevojshme nëse shohim se gjatë zbatimit të ligjit janë krijuar boshllëqe, ose kemi inovacione të reja që kërkojnë rregullim”, përfundoi kryetari i Komisioni Parlamentar për Media, Valon Ramadani.

//



#Ramadani #komenton #ligjin #për #KPMnë #thotë #opozitës #nuk #interesuar #kjo #çështje
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button