Aktualitet

Gjasat për katërshen e Ligës së Kampioneve dhe Superiores

Nga Eduard Zaloshnja

Para Kampionatit Europian, ndërtova një model me simulacione statistikore, që bazohej në të dhëna statistikore të futbollistëve, të aksesueshme në internet.

Nuk ishte një model i sofistikuar, por sidoqoftë, parashikonte me afërsi se cilat ekipe kishin gjasa më të mëdha për të vazhduar rrugën deri në majë. Modeli i mësipërm mund të përdoret për çdo kompeticion, mjafton që të futen në të dhënat e futbollistëve të ekipeve që garojnë. Kështu, modelin tim e përdora për të llogaritur gjasat për katërshen e Championsit dhe të Superiores shqiptare. Ndër 10 mijë simulacionet statistikore të ndeshjeve në Championsit, Real Madrid rezultoi se arrin deri në katërshen e parë në 91 % të tyre, ndjekur nga Mançester Siti me 82 %, Inter me 54 % dhe Bajern Mynih me 53 %. Ekipet e tjera kishin gjasa më të vogla. Në sa nga 10 mijë simulacionet statistikore këto ekipe përfundojnë në katërshen finale të Champions League?

Real Madrid 91%
Mançester Siti 82%
Inter Milano 54%
Bajern Mynih 53%
Ndër 10 mijë simulacionet statistikore të ndeshjeve në Superligën shqiptare, Egnatia rezultoi se arrin deri në katërshen e parë në 73 % të tyre, ndjekur nga Vllaznia me 58 %, Partizani me 55 % dhe Tirana me 54 %. Ekipet e tjera kishin gjasa më të vogla. Në sa nga 10 mijë simulacionet statistikore këto ekipe përfundojnë në katërshen finale të Superiores shqiptare?

Egnatia 73%

Vllaznia 58%

Partizani 55%

Tirana 54%

#Gjasat #për #katërshen #Ligës #së #Kampioneve #dhe #Superiores
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button