Sport
Ka vetëm një problem te Interi –

Një tjetër figurë e njohur e futbollit europian ka vlerësuar mesfushorin e Shqipërisë, Kristjan Asllanin. Këtë herë bëhet fjalë për Fabio Capellon, që ka dhënë një koment pozitiv për mesfushorin kuqezi. Megjithatë Capello është ndalur edhe te pjesa e minutave të pakta që ka Asllani te zikaltërit.
“Mua më pëlqen Kristjan Asllani, por problemi për të është se në mesfushën e Interit janë të gjithë lojtarët e fortë. Aspekti më i rëndësishëm i këtij ekipi është shpirti i ekipit dhe nëse e ruajnë si në vitin e shkuar, do të bëjnë shumë hapa të rëndësishëm ëprpara”, tha Capello. /Sport Ekspres/
#vetëm #një #problem #Interi
SportExpress