Aktualitet

Sherr në Gjirokastër, plagoset me thikë 38-vjeçari

Në Gjirokastër, në një servis makinash janë konfliktuar për motive të dobëta dy persona.

Gjatë konfliktit një 25-vjeçar ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur një 38-vjeçar. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 38-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.

Në vendin e quajtur “Ura e Lumit” , Gjirokastër, në një servis automjetesh, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi E. N., 25 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. S., 38 vjeç, banues në fshatin Picar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e 25-vjeçarit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

#Sherr #në #Gjirokastër #plagoset #thikë #38vjeçari
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button