Aktualitet
Zjarri përpin Spanjën, evakuohet një qytezë, 200 hektarë të përfshira nga flakët

Zjarri ka përfshirë një pjesë të kufirit ndërmjet Spanjës dhe Portugalisë duke bërë evakuimin e qytezës të “Sejas de Aliste”.
Njësitë e emergjencës ushtarake spanjolle iu bashkuan përpjekjeve për shuarjen e zjarrit përgjatë natës, ndërsa autoritetet deklaruan këtë të diele se beteja për shuarjen e plotë të tij po vijon.
Më shumë se 50 forca zjarrfikëse, 5 helikopter dhe hidroaeroplanë vijojnë punën për vënien nën kontroll të flakëve të cilat dogjën një sipërfaqe prej 200 hektarësh dhe bllokimin e një rruge nacionale.
#Zjarri #përpin #Spanjën #evakuohet #një #qytezë #hektarë #të #përfshira #nga #flakët
Java News