Aktualitet

Stuhi dhe breshër në Maliq, era e fortë rrëzon çatinë e banesës

Pas ditëve më temperatura të larta vijnë dhe reshjet e shumta të shiut në zona të ndryshme të juglindjes së vendit.

Stuhi shoqëruar me breshër dhe erë të fortë në fshatrat e fushës së Maliqit, kryesisht në fshatrat Sovjan e Pirg aty ku ka pasur dhe dëme në çatitë e banesave për shkak të erave të forta.

Nga breshëri i dendur ka patur dëme edhe në kulturat bujqësore dhe frutikulture, dëme që në mollë mendohen të mëdha.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve lokalë pritet që stuhitë e shiut shoqeruar me era të forta të ketë edhe në zonat e tjera të qarkut të Korçës.

#Stuhi #dhe #breshër #në #Maliq #era #fortë #rrëzon #çatinë #banesës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button