Aktualitet

Përplasen dy “Jet Ski” teksa bënin manovra në Velipojë, lëndohet një italian

Në plazhin e Velipojës, në thellësi të detit rreth 1 milje jashtë përimetrit të sigurisë, dyshohet se si pasojë e manovrave të gabuara, janë përplasur dy mjete lundruese Jet Ski, të drejtuara nga dy shtetasit italian N. L., 19 vjeç, dhe S. D., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka ngelur i dëmtuar njëri prej dy drejtuesve, shtetasi N. L, i cili ndodhet për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.

Të dy mjetet lundruese Jet Ski u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

#Përplasen #Jet #Ski #teksa #bënin #manovra #në #Velipojë #lëndohet #një #italian
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button