Aktualitet

Mina me telekomandë për grupet kriminale, të infiltruar për të futur në grackë 66-vjeçarin

66-vjeçari nga Lura e Dibrës, i cili ra në pranga ditën e sotme për arsenal armësh, ishte prej kohësh nën hetim nga Policia, Sipas gazetares së Klan News, Vera Deda, për të rënë në gjurmët e 66-vjeçarit, policia kishte futur dhe persona të infiltuar.

Ditën e sotme në Lezhë policia ka zbuluar aresnal armësh dhe ka sekuestruar 3 mina me telekomandë, 2 armë zjarri, 40 kallëpe tritoli, 45 kapsolla detonatore, 45 krehra me fishekë dhe rreth 2 200 fishekë luftarakë.

I arrestuari 66-vjeçar i identifikuar si Qemal Ajazi, nga Dibra i prodhonte dhe i shiste minat, armët dhe fishekët te grupet kriminale të Lezhë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button