Sport
Zyrtare/ Sfida Real- Atalanta, Berat Gjimshiti, i pari që do të përballet me sulmin Mbappe-Vini-Rodrygo

Reali i Madridit dhe Atalanta do të përballen këtë mbrëmje në takimin e vlefshëm për Superkupën e Europës.
Për herë të parë, Ancelotti do të hedhë në fushën e lojës që nga minuta e parë Mbappe, të sapo transferuar nga PSG, i cili do t’i bashkohet në sulm edhe Vinicius Jr e Rodrygo, ndërsa pas tyre do të luajë anglezi Bellingham.
Në anën tjetër, shqiptari Berat Gjimshiti, i cili është në formacionin zyrtar të Atalanta-s do të duhet t’i bëjë ballë këtij formacioni ëndrrash për trofeun që do t’i ngjiste italianët në majë të Europës.
Takimi do të luhet sot në mbrëmje, duke nisur prej orës 21:00.
#Zyrtare #Sfida #Real #Atalanta #Berat #Gjimshiti #pari #që #të #përballet #sulmin #MbappeViniRodrygo
Java News