Problemet e Barcelonës nuk kanë fund! Morën me bujë Olmon, tani nuk e regjistrojnë dot –

Problemet te Barcelona duket se nuk kanë të përfunduar. Katalanasit kërkojnë që të ndjekin hapin e Real Madrid në merkato, por janë shumë larg tyre në menaxhimin e klubit. Sipas raportimeve të medias spanjolle Cadena SER, regjistrimi i Olmos dhe lojtarëve të tjerë të Barcelonës është në pikëpyetje nëse klubi nuk arrin të shlyejë borxhin prej 100 milionë eurosh ndaj kompanisë gjermane Libero, e cila mori 25 për qind të aksioneve të Barca Studios.
Në rrethanat aktuale, kjo do të thotë që Barcelona nuk mund ta regjistrojë Olmon pasi do të shkelte rregullat e Fair Play-it financiar të La Liga-s, ndërkohë që nisja e kampionatit është vetëm pak ditë larg. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#Problemet #Barcelonës #nuk #kanë #fund #Morën #bujë #Olmon #tani #nuk #regjistrojnë #dot
SportExpress