Osteoartriti: Vitamina – çelësi i dhimbjes së gjurit
Vitamina D është e një rëndësie vendimtare për trupin tonë pasi, përveçse forcon sistemin tonë imunitar, e mbron atë nga sëmundjet e kockave. Ndoshta për këtë arsye, nivelet e ulëta të vitaminës së diellit shoqërohen me dhimbje të vazhdueshme tek gratë e moshuara pas operacionit të zëvendësimit total të gjurit, sipas një studimi të ri të botuar në Menopause: The Journal of the North American Menopauuse Society.
Mungesa e vitaminës D është një fenomen global, ku 60% e popullsisë e shfaq këtë mungesë edhe në vendet me diell të fortë gjatë gjithë vitit. Për sa u përket grave në periudhën e menopauzës, ulja e estrogjenit, një mënyrë jetese e ulur dhe ekspozimi i rrallë në diell janë shoqëruar me mungesën e vitaminës D. Gjatë menopauzës, vezoret gradualisht fillojnë të prodhojnë më pak estrogjen dhe ndërprerja e menstruacioneve vjen brenda disa viteve të ardhshme.
Në studimin aktual, studiuesit nga Universiteti Tongji në Kinë vlerësuan faktorët që ndikojnë në dhimbjen e gjurit pas artroplastikës totale të gjurit tek gratë pas menopauzës. Ky operacion është i sigurt, por shumë gra ende përjetojnë dhimbje në këtë zonë.
Faxweb.al