Aktualitet

960 bimë kanabis dhe mbi 20 gramë substanca narkotike të konfiskuara në Prizren dhe Klinë – arrestohen gjashtë persona

Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të arrestimeve lidhur me posedimin e paautorizuar të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje gjatë datës 10 gusht 2024.

Në Prizren, në rrugën “Remzi Ademaj”, rreth orës 01:25 janë arrestuar tre persona të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër kosovare, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin po udhëtonin, policia ka gjetur dhe konfiskuar 7.39 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 5 tableta ekstazi me peshë 2.18 gramë, një grinder me 0.31 gramë marihuanë, një pako rizlla dhe dy telefona mobil.

Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu në rrugën “Remzi Ademaj”, rreth orës 01:05, janë arrestuar edhe dy meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit të automjetit të tyre u gjetën 9.6 gramë marihuanë, 10 tableta ekstazi me peshë 4.17 gramë, 0.46 gramë kokainë, tri pako rizlla, dy telefona dhe 250 euro.

Pas kësaj, policia bastisi shtëpinë e të dyshuarve dhe gjeti 10.2 gramë marihuanë, një peshore digjitale, dy grinder për bluarje, një thikë dhe dy paketime qese plastike për narkotikë të zbrazura.

Pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit u dërgua në mbajtje, ndërsa tjetri u lirua në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, në fshatin Perqevë të Klinës, Njësia relevante e Policisë së Kosovës raportoi për një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike. Rreth orës 05:00, policia hasi në disa persona që po kujdeseshin për bimët narkotike të llojit kanabis sativa.

Gjatë intervenimit, katër nga të dyshuarit, shtetas shqiptarë nga Shqipëria dhe dy kosovarë, u arratisën në një zonë malore dhe janë ende në arrati. Njëri nga të dyshuarit u arrestua në vendngjarje.

Policia sekuestroi 960 bimë narkotike, një armë AK47 me 20 fishekë, dy telefona dhe një shumë prej 783.20 euro, 350 lekë dhe 20 funta.

I dyshuari i arrestuar, shtetas shqiptar nga Shqipëria, është dërguar në mbajtje pas intervistimit.



#bimë #kanabis #dhe #mbi #gramë #substanca #narkotike #të #konfiskuara #në #Prizren #dhe #Klinë #arrestohen #gjashtë #persona
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button