Tragjike/I ra sipër dera e garazhit, ndërron jetë 3-vjeçari shqiptar! Arrestohen prindërit e vogëlushit

Një 3-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi i ra sipër dera e garazhit. Tragjedia ndodhi rreth orës 22:30 të së shtunës (10 Gusht) në Nea Zoi Aspropyrgos.
I mituri u dërgua nga prindërit e tij në spitalin Thriasio, por ishte tepër vonë pasi i mitur kishte ndërruar jetë.
Sipas të dhënave të para, prindërit e 3-vjeçarit kishin lidhur me litar derën e garazhit të shtëpisë së tyre, pasi po bënin rinovime.
Në një moment, fëmija është afruar te dera e garazhit, e cila në rrethana ende të paqarta, i ka rënë sipër duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Çifti shqiptar, të moshës 39-vjeçe dhe 42-vjeç, e dërguan menjëherë në spitalin Thriasio, por i mituri nuk mundi të mbijetonte.
Prindërit janë vendosur në prangat e policisë greke pas vdekjes së të miturit.
#TragjikeI #sipër #dera #garazhit #ndërron #jetë #3vjeçari #shqiptar #Arrestohen #prindërit #vogëlushit
Java News