Sport

HISTORIKE/ Shqipëra fiton medaljen e parë në Lojërat Olimpike, mundësi nga Rusia na bën krenar –

Shqipëria ka fituar për herë të parë një medalje në Lojërat Olimpike. Debutimin tonë të parë në Lojërat Olimpike e kemi bërë në vitin e largët 1972, më pas munguam deri në vitin 1992 dhe që atëherë jemi shfaqur rregullisht. Por për nëntë edicione radhazi, nuk kemi fituar asnjë medalje. Pritjes i erdhi fundi dhe mallkimi është thyer sot. Mundësi nga Rusia që përfaqëson Shqipërinë, Chermen Valiev, ka fituar medaljen e bronzit në mundje.

Pas një humbje të pamerituar në mbrëmjen e djeshme, Valiev u kthye sot për të fituar dy takime dhe për të marrë medaljen e bronzit. Në finale ai u përballë me mundësinë nga Taxhikistani, Viktor Rasadin. Një fitore e pastër, 6-2, që më shumë i dhuron Shqipërisë historinë, pasi nga ana tjetër Valiev nuk e shijoi shumë këtë medalje pasi kërkonte të luftonte për atë të arit. Megjithatë, për fatin e keq, duhej të prisnim kaq shumë vite që medaljen e parë të Shqipërisë në Lojërat Olimpike ta fitonim nga një rus. /Sport Ekspres/

 

#HISTORIKE #Shqipëra #fiton #medaljen #parë #në #Lojërat #Olimpike #mundësi #nga #Rusia #bën #krenar
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button