Sport
VIDEO/ Tre gola në tre ndeshje për Mirlind Dakun, sulmuesi shqiptar i jep barazimin skuadrës –

Mirlind Daku e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi shqiptar ka shënuar sot golin e tij të tretë në po aq ndeshje të zhvilluara në kampionat. Lojtari 26-vjeçar i dha barazimin Rubin Kazanit përballë Rostovit.
Vendasit shënuan të parët me anë të Glebovit në minutën e 14 të takimit, por Rubini barazoi në minutën e 60. Ekipi rus fitoi të drejtën e një penalltie, të cilën e shndërroi në gol Mirlind Daku. Sulmuesi shqiptar është lojtari më në formë i Kombëtares deri në këto momente./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
1-1 Daku pic.twitter.com/BM3443vsxJ
— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 9, 2024
#VIDEO #Tre #gola #në #tre #ndeshje #për #Mirlind #Dakun #sulmuesi #shqiptar #jep #barazimin #skuadrës
SportExpress