Sport

Stres dhe rraskapitje, “vrasësja e buzëqeshur” bie pa ndjenja në konferencën për shtyp

Në Olimpiadë, Kim Ye-ji spikati në garat e qitjes. Sportistja nga Korja e Jugut arriti të fitonte argjendin në Paris 2024, por më tepër se medalja, bëri bujë në rrjetet sociale për stilin e saj krejt të veçantë.

Në kthimin në shtëpi, gjatë një konference për mediat, atletja koreane ra pa ndjenja në sallë, për shkak të stresit dhe rraskapitjes nga pjesëmarrja në Lojëra.

Kim po fliste gjatë një eventi në Imsil, vendi që ajo përfaqëson prej shtatë vitesh në pjesën jugore të Koresë, në momentin kur ra nga karrigia. E asistuar me urgjencë nga të pranishmit dhe stafi mjekësor, sportistja u përmend dhe u dërgua në spital.

Autoritetet konfirmuan se 31-vjeçarja do të qëndrojë nën vëzhgimin e mjekëve deri në rikuperimin e plot. Sipas stafit të spitalit, ajo vuante nga mbilodhja, për shkak të pjesëmarrjes në Olimpiadë.

Kim, e cila fitoi argjendin në eventin e qitjes me pistoletë me ajër në distancën 10 metra, u kthye në fenomen në rrjetet sociale dhe një prej personazheve që bënë bujë në Paris.

Postura e saj në momentin e ekzekutimit, kapelja e kthyer mbrapsht dhe syzet futuristike që përdorte për të përmirësuar shënjestrën ishin tiparet kryesore të stilit mjaft të veçantë në prezantim. Imazhet e shpërndara me shpejtësi bën që sportistja të fitonte pseudonimin “vrasësja e buzëqeshur”.

/a.r

#Stres #dhe #rraskapitje #vrasësja #buzëqeshur #bie #ndjenja #në #konferencën #për #shtyp
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button