Sport

Transferimi i ish-mesfushorit të Egnatias te francezët e Lens, zbulohet shifra e konsiderueshme që do të përfitojë klubi rrogozhinas

“Bingo” për Egnatian në këtë merkato vere. Ish-mesfushori, Hamzat Ojerdiran, i cili në vitin 2022 u aktivizua 10 ndeshje me fanellën rrogozhinase, ditën e sotme u transferua te skuadra franceze e Lens, nga Debreçeni për 1.8 milionë euro.
“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se Egnatia në momentin e kalimit të nigerianit te skuadra hungareze, mbajti 15 % të kartonit, teksa tashmë do të arkëtojë plot 250 mijë euro. Një shifër e konsiderueshme kjo që pritet të mbushë akoma më shumë arkat e klubit rrogozhinas.

Edhe pse shumëkush mund ta kishte harruar mesfushorin 20-vjeçar, ai arriti të shndërrohej në një “xhevahir” të vërtetë, duke bërë kështu një hap të madh në karrierë.

#Transferimi #ishmesfushorit #të #Egnatias #francezët #Lens #zbulohet #shifra #konsiderueshme #që #të #përfitojë #klubi #rrogozhinas
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button