Aktualitet
S’janë dakord me çmimet, fanatikët që nuk “tradhtojnë” plazhin e Zvërnecit

Plazhi i Zvërnecit në Vlorë nga viti në vit po bëhet gjithnjë edhe më shumë i frekuentueshëm, veçanërisht nga familjarë që banojnë në Vlorë, por jo vetëm prej tyre.
Ata vlerësojnë pastërtinë, rërën, plazhin dhe shumica kanë prej vitesh që e frekuentojnë këtë plazh dhe nuk e ndërrojnë.
Po kur vjen puna tek çmimet edhe pse nuk e tradhtojnë plazhin e Zvërnecit, shumica e pushuesve shprehen se çmimet mbeten ende të larta për familjet vendase dhe ato që vijnë nga zonat përreth.
E megjithatë ky mund të cilësohet si një ndër plazhet më të lira në qarkun e Vlorës, krahasuar me çmimet që janë aktualisht në plazhet e tjera të rivierës.
/a.r
#Sjanë #dakord #çmimet #fanatikët #që #nuk #tradhtojnë #plazhin #Zvërnecit
Java News