Sport

Disiplina bllokon merkaton e Tiranës, Dinamos dhe Laçit

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka marrë vendimin për të mbyllur merkaton e 3 ekipeve të Kategorisë Superiore, Tirana, Dinamo dhe Laçi.

Bëhet e ditur se ky bllokim do të vijojë edhe për merkaton e dimrit dhe atë të verës së vitit të ardhshëm, duke i dhënë një goditje të madhe këtyre tre ekipeve.

Mësohet se këto ekipe nuk kanë shlyer detyrimet ndaj lojtarëve.

“KF Laçi, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 1, datë 23.04.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompesimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
KF Laçi, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 2, datë 23.04.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompesimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
FC Dinamo City, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 3, datë 30.05.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompesimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
FC Dinamo City, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 4, datë 30.05.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompesimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 13, datë 19.02.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
Pranimin e kërkesës së kërkuesit Niko Zisi. KF Lushnja 1930, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 15, datë 19.03.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin”.

/a.r

#Disiplina #bllokon #merkaton #Tiranës #Dinamos #dhe #Laçit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button