Sport
Lojërat Olimpike, Abakarov eliminohet në çerekfinale

Mundësi i Shqipërisë, Zelimkhan Abakarov u kualifikua në çerekfinalet e Lojërave Olimpike të peshës deri 57 kilogramë në stilin e lirë.
Për këtë, Abakarov mundi përfaqësuesin e Guinea Bisaut, Diamantino Iuna Fafe.
Megjithatë, sfida çerekfinale do ta vinte përballë indianit Aman Sehravat. Përballë tij, mundësi i natyralizuar shqiptar humbi me rezultatin 12-0.
Në këtë mënyrë Avbakarov nuk kaloi në gjysmëfinalen për kategorinë e mundjes së lirë në peshën 57 kilogramë duke u eliminuar nga Lojërat Olimpike Paris 2024.
/a.r
#Lojërat #Olimpike #Abakarov #eliminohet #në #çerekfinale
Java News