Rekord aplikimesh për Akademinë e FA, në garë 1,114 maturantë për 70 kuota studimi

Është rritur interes i të rinjve për të studiuar në Akademinë e Forcave të Armatosura. Këtë vit është shënuar një numër rekord aplikimesh për programet që ofron kjo akademi.
1114 të rinj e të reja kanë aplikuar për të fituar një të drejtë studimi nga 70 kuota të planifikuara për ciklin e parë bachelor, për këtë vit akademik.
Ky është numri më i lartë i aplikimeve krahasuar me tre vitet e mëparshme. Akademia e Forcave të Armatosura ofron 3 programe në ciklin bachelor si, teknologji informacioni, marrëdhënie ndërkombëtare dhe shkenca komunikimi në fushën e mbrojtjes.
Për të gjithë fituesit, ofrohen programe akademike prestigjioze dhe unike në Shqipëri, pagë mujore dinjitoze, akomodim dhe trajtim ushqimor gjatë gjithë periudhës së studimit.
/a.r
#Rekord #aplikimesh #për #Akademinë #në #garë #maturantë #për #kuota #studimi
Java News