Sport

VIDEO/ Mbrëmje për t’u harruar për Strakoshën, portieri kundërshtar i shënon gol nga porta në portë

Një mbrëmje për t’u harruar kjo e sotmja për Tomas Strakoshën. AEK-u i Athinës është duke u përballur me Noah në Conference League, ndeshje të cilën po e humb me rezultatin 2-1. Goli i parë për Noah u shënua nga Pinsoni. Lojtari i skuadrës armene mori një pasim nga Tomas Strakosha dhe e shfrytëzoi më së miri këtë gabim të portierit shqiptar.

Ndërkohë goli i përmbysjes mban autorësinë e portierit të klubit armen. Cancarevic-i kapi në befasi Strakoshën në minutën e 67 të takimit. Gardiani i Noah goditi topin nga porta e tij, për të ndalur më pas në rrjetën kundërshtare. Një gol që do ta mbajë mend gjatë në karrierën e tij.

/a.r

#VIDEO #Mbrëmje #për #harruar #për #Strakoshën #portieri #kundërshtar #shënon #gol #nga #porta #në #portë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button