Tensionet në veri të Kosovës, Xhaçka: Sulmet kundër KFOR-it të papranueshme!

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhacka ka reaguar në lidhje me sulmet e dhunshme në veri të Kosovës, ku janë dhunuar forcat e KFOR. Xhaçka thekson se çtensionimi i situatës së krijuar është kyç në këtë moment.
Ajo thekson se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Sulmet e dhunshme të paprovokuara kundër forcave të KFOR-it dhe shtypit janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë.
Shprehim mbështetjen tonë të plotë për KFOR-in dhe urojmë shërim të shpejtë për ushtarët e lënduar.
Çtensionimi i situatës së krijuar është kyç në këtë moment.
Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njohjes reciproke që do të sigurojë stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë”, shkruan Xhacka në rrjetet sociale.