Shorti i buzëqesh sërish Ballkanit! Ekipi i Ilir Dajës është pranë grupeve të Conference League për herë të tretë, e pret ekipi i Gjibraltarit

Ekipi i Ballkanit duket se është me fat në gogla! Sërish fati i ka buzëqeshur skuadrës së Dajës, teksa sot është hedhur shorti për fazën Play Off të Conference League. Fillimisht Ballkani duhet të kalojë një skuadër si Larne në turin e tretë, për të kaluar më pas në fazën e fundit.
Atje do të përballet me humbësin e Dinamos Minsk-Lincoln. Duke parë emrat e të dy ekipeve, është e qartë se nëse Ballkani nuk gabon me Larne, do të ketë një ndeshje me Lincoln, skuadër nga Gjibraltari.
E gjithë kjo skuadër kushton vetëm 2 milionë euro dhe për këtë arsye, rruga drejt grupeve të Conference League për të tretin vit radhazi duket e shtruar për skuadrën shqiptare. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#Shorti #buzëqesh #sërish #Ballkanit #Ekipi #Ilir #Dajës #është #pranë #grupeve #të #Conference #League #për #herë #të #tretë #pret #ekipi #Gjibraltarit
SportExpress