Aktualitet

Incidenti në aeroportin e Shkupit, Kurti: Të zbardhet ngjarja! Mickoski: Herën tjetër do ta pres vetë Osmanin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski në një konferencë të përbashkët me homologun e Kosovës Albin Kurti, ka komentuar edhe incidentin e ndodhur në aeroportin e Shkupit, ndaj presidentes, Vjosa Osmani.

Të dy kryeministrat shprehën keqardhjen e tyre për këtë ngjarje ndërsa kryeministri Mickoski, theksoi se herën tjetër do të dalë vetë ta presë miqësisht presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Na vjen keq që ka ndodhur një gjë e tillë. Pres që herave tjera, Osmani të më njoftojë për udhëtimin e saj, edhe atë privat, që të dal në aeroport ta pres miqësisht” tha Mickoski.

Nga ana e tij, Kurti e konsideroi këtë rast si një përjetim dhe përvojë tejet të rëndë për presidenten e Kosovës, ndërsa theksoi se pret që ngjarja të hetohet dhe zbardhet në tërësi.

Padyshim që ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e presidentes së Kosovës me 2 gusht në aeroportin e Shkupit, aq më tepër që ka qenë me familje. Krerët shtetëror këtu kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe do te ketë një raport zyrtar që do ta zbardhë rastin në tërësi”, theksoi Kurti.

/a.r

#Incidenti #në #aeroportin #Shkupit #Kurti #Të #zbardhet #ngjarja #Mickoski #Herën #tjetër #pres #vetë #Osmanin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button