Aktualitet

Ndryshimi i temperaturave/ Aliu nga IHMK tregon si do të jetë moti dhe kur pritet të bie shi

Kosova tashmë një kohë po mbizotërohet nga ndryshime të temperaturave aktuale.

Lidhur me këtë, në një prononcim për , u deklarua metereologu Besim Aliu, ku tha se pritet të ketë mot me diell dhe vranësira.

“Për të hënën pritet një mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes. Ndërsa të martën do të ketë motë kryesisht ingjajshëm. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 -15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëviin ndërmjet 27-30 gradë Celsius”, deklaroi ai.

Tutje, ai për të mërkurën dhe të enjten thotë se do të ketë mot me diell dhe vranësira të pakta.

“Ndërsa, të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s. Kurse, të enjtën do të ketë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius”, tha ai.

“Për të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, e lehtë deri mesatare”, theksoi ai.

Aliu tha se riga të shiut nuk parashikohet të ketë deri në gjysmën e dytë të muajit.

“Riga shiu nuk parashihen deri në gjysmën e dytë të muajit, përjashtim bëjnë viset e larta malore ku atje mund të ketë ndonjë rigë e izoluar”, përfundoi metereologu Besim Aliu.

//



#Ndryshimi #temperaturave #Aliu #nga #IHMK #tregon #të #jetë #moti #dhe #kur #pritet #të #bie #shi
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button