Arrestohet një i dyshuar për vetaksidentin me fatalitet në Shtupeq të Rugovës

Një person është arrestuar si i dyshuar lidhur me vetaksidentin me fatalitet i cili ka ndodhur të shtunën më 3 gusht në Shtupeq të Rugovës.
Ai kishte qenë duke e vozitur një motoçikletë katër-rrotëshe, në të cilin ishte bashkë edhe me një person, i cili si pasojë e vetaksidentit ka vdekur.
Me këtë rast, i dyshuari kishte mbetur i lënduar në këtë vetaksident.
“Fillimisht sipas deklarimit tё personit tё lënduar vozitёs ishte viktima e aksidentit, pas hetimit nga hetuesit e NJRKRR-DRP Pejё, me datё 04.08.2024 gjatё intervistimit ёshtё konstatuar se vozitёs ishte personi i lënduar tani i dyshuar pёr kёtё aksident”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuari me urdhёr tё prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё”.
#Arrestohet #një #dyshuar #për #vetaksidentin #fatalitet #në #Shtupeq #të #Rugovës
gazetablic.com