Sport

VIDEO/ Grushti i tij e uli menjëherë në gjunjë, Amarildo Bakaj shpallet kampion në Lezhë –

Amarildo Bakaj është kampioni më i ri i botës në WBO Youth Light Heavyweight. Mbrëmjen e sotme boksieri shqiptar ka mposhtur rivalin e tij, Jon Mbanugu. Përleshja mes tyre u zhvillua në Lezhë dhe zgjati vetëm 4 raunde.

Pikërisht në raundin e 4-t, Bakaj i dha ganezit goditjen e ‘knock out’-it. E djathta e 25-vjeçarit gjunjëzoi kundërshtarin, i cili nuk mundi të ngrihej dot përsëri në këmbë. Kështu Amarildo Bakaj u shpall fitues dhe ruan ende rekordin e tij si i pamposhtur. Ai numëron 11 fitore në 11 duele të zhvilluara, të gjitha të fituara me “knock out”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/



#VIDEO #Grushti #tij #uli #menjëherë #në #gjunjë #Amarildo #Bakaj #shpallet #kampion #në #Lezhë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button