Aktualitet

Rajoni në alarm nga murtaja, Greqia shtyn masat kufizuese, ndalohet therja dhe importi i kafshëve

Sëmundja e murtajës tek kafshët është kthyer në një problem shqetësues që po prek eksportet dhe importet e mishit.

Aktualisht, Greqia dhe Rumania kanë deklaruar se mijëra kafshë janë prekur nga sëmundja e murtajës, duke krijuar probleme serioze.

Autoritetet greke kanë ngritur “alarmin” lidhur me sëmundjen e murtajës që ka prekur kafshët. Qeveria greke ka shtyrë me një javë masat kufizuese që ndalojnë therjen dhe transportimin e kafshëve.

Deri më tani, në shtetin grek kanë ngordhur 13 mijë kafshë si pasojë e kësaj sëmundjeje.

Ministri grek i Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, Kostas Tsiaras, theksoi se lidhur me këtë situatë do të vërë në dijeni edhe ministrat e Bujqësisë dhe Peshkimit të BE-së, nga të cilët do të kërkojë të diskutohet për çështjen e murtajës, si dhe masave të përbashkëta që duhen ndërmarrë.

Sipas të dhënave të autoriteteve greke në të gjithë territorin, janë 1991 ferma dhe kontrolli i kafshëve është përfunduar në 1723 prej tyre, ndërsa në 208 ferma të tjera procedura ka mbetur pezull.

Por të dhëna shqetësuese paraqiten edhe në Rumani ku 210 mijë kafshë kanë ngordhur si pasojë e murtajës, duke shënuar një shifër mjaft shqetësuese.

/a.r

#Rajoni #në #alarm #nga #murtaja #Greqia #shtyn #masat #kufizuese #ndalohet #therja #dhe #importi #kafshëve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button