Kurti: U bënë 10 vjet që Serbia shpalli sekret shtetëror dokumentet që tregojnë mizoritë e kryera në Kosovë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, përmes një shkrimi në Facebook tha se para 10 vjetësh Ministria e Mbrojtjes së Serbisë shpalli sekret shtetëror dokumentet mbi veprimtarinë në Kosovë të Brigadës së Motorizuar të 37-të të Ushtrisë Jugosllave dhe se ky vendim i marrë më 31 korrik 2014 pengon zbardhjen e së vërtetës së dhimbshme lidhur me vrasjet e civilëve shqiptarë dhe fshehjen e trupave të tyre në varreza masive në Serbi.
Kurti thekson se në bazë të marrëveshjes së arritur më 2 maj të vitit të kaluar në Bruksel, ne përsërisim kërkesën për hapjen e arkivave në Serbi.
“Tashmë kemi dërguar disa kërkesa lidhur me hapjen e arkivës së Brigadës 37-të të Motorizuar të UJ, përgjegjëse për shumë masakra në rajonin e Drenicës.Vendimi i shtetit serb për të klasifikuar këto dokumente si sekrete për 30 vite është përpjekje për të fshehur krimet e kryera. Është edhe një tregues i qartë se Serbia, përderisa qëndron mbi varret e civilëve shqiptarëve të vrarë, nuk ka treguar asnjë shenjë pendese për mizoritë e kryera në Kosovë” shkruan Kurti në Facebook raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë:
#Kurti #bënë #vjet #që #Serbia #shpalli #sekret #shtetëror #dokumentet #që #tregojnë #mizoritë #kryera #në #Kosovë
gazetablic.com