Aktualitet

Zbulohet misteri, pse u nda nga jeta ish-e dashura e Balotellit

Është zbuluar shkaku i vdekjes së ish-së dashurës së futbollistit Mario Balotelli. Mediat ndërkombëtare raportojnë se modlja 38-vjeçare Tabby Broën ka vdekur ëpr shkak të një operacioni plastik.

Modelja e njohur ndërroi jetë tetorin e vitit të kaluar, vetëm disa ditë pasi ishte kthyer nga Republika Domenikane ku kishte kryer një trajtim liposuction.

Nga hetimet ka rezultuar se ajo ndërroi jetë nga një gjendje e rrallë e quajtur sindroma e embolisë së yndyrës, e cila ishte shkaktuar nga liposuksioni.

Sipas revistave mjekësore, vdekja nga FES pas operacionit plastik është e rrallë, por numri ka qenë në rritje për shkak të rritjes së ndërhyrjeve në liposuksion.

#Zbulohet #misteri #pse #nda #nga #jeta #ishe #dashura #Balotellit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button