Aktualitet
Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës.
Policia njofton se:
Rreth orës 06:30, në Kalimash, shtetasi S. L., 37 vjeç, duke drejtuar një automjet trajler të ngarkuar me krom, dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka rënë nga një lartësi.
Për shkak të dëmtimeve, shtetasi S. L. ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/a.r
#drejtonte #trajlerin #ngarkuar #krom #humb #jetën #37vjeçari #në #Kalimash
Java News