Aktualitet

Lojërat Olimpike: Ja kur pritet të garojnë Nora e Akil Gjakova

Lojërat Olimpike të Parisit vazhdojnë edhe sot, teksa në program do jenë dyshja kosovare, Nora e Akil Gjakova në sportin e xhudos.

Nora Gjakova do të garojë në kategorinë -57 kg, teksa Akil Gjakova në kategorinë e meshkujve deri në -73 kg, shkruan Sport.

Garat e xhudos fillojnë sot nga ora 10:00, teksa xhudistja kosovare, Nora Gjakova do të jetë e teta në rend për të garuar. Ajo pritet të garojë rreth orës 11:15, teksa përballë ka mongolozene, Lkhagvatoogo.

Ndërkohë, Akil Gjakova do të jetë i gjashti në rend dhe normalisht pritet të garojë rreth orës 11:00.

Ai do të ndeshet me brazilianin, Daniel Cargnin.

/ Sport



#Lojërat #Olimpike #kur #pritet #të #garojnë #Nora #Akil #Gjakova
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button