Krimet zgjedhore, SPAK do dalë për vëzhgim në terren? Ish-prokurori zbulon skemën që po ‘gatuhet’ –

Ish-prokurori Ervin Karanxha, në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, shpjegoi se si do të procedojë SPAK-u në rastet e krimeve zgjedhore.
Sipas tij, SPAK-u nuk do të jetë në terren, por do të vihet në veprim kur të ketë informacione për vjedhje votash.
“Është detyrë e prokurorisë të hetojë krimet, edhe ato elektorale. Është ngritur një task forcë, por nuk janë grupe vëzhgimi siç është thënë. Në rast se do të ketë informacione për vjedhje votash, Prokuroria e Posaçme do të procedojë. Nuk shikoj asnjë shkelje. Nuk është se do të dalë SPAK-u në terren. Nuk shikoj asnjë problematikë”, tha ish-prokurori.
Ajo e Ramës është deklaratë politike, që vjen pas një situate të nxehur me SPAK-un. Unë e konsideroj deklaratë politike, SPAK-u duhet të vazhdojë të bëjë detyrën e vet. Politikanët le të bëjnë deklarata, SPAK-u të bëjë detyrën”, shtoi Ervin Karanxha.
#Krimet #zgjedhore #SPAK #dalë #për #vëzhgim #në #terren #Ishprokurori #zbulon #skemën #që #gatuhet
Java News