Aktualitet

Lulzim Basha nxjerr përfundimisht jashtë loje “non gratën”, rikthimi në krye të PD shuan shpresat e Sali Berishës, “kufomës politike” 80-vjeçare

Lulzim Basha nxjerr përfundimisht jashtë loje “non
Sali Berisha është politikani më dominues në Shqipëri për gati tre dekada. I ka mbijetuar skandaleve të shumta gjatë dy mandateve qeverisëse të tij, një herë si president dhe një herë si kryeministër, duke dalë i larë në të gjitha rastet, i paakuzuar kurrë zyrtarisht nga prokuroria. 80-vjeçari, i cili ka qeverisur Shqipërinë për pesë vite si president dhe tetë vite si kryeministër, duke qenë udhëheqësi më jetëgjatë i vendit pas Enver Hoxhës ende kërkon që të mbajë pas vetes demokratët në luftën e tij personale kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që t’u tregojë se edhe pse e shpallën “non grata”, shqiptarët e mbështesin. Edhe pse Sali Berisha ka pësuar në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, disfatën më të thellë që nga themelimi i Partisë Demokratike, ku humbi të gjithë Veriun, duke lëshuar bastionet historike si Shkodrën dhe Tropojën, ka nisur të krijo alibitë për të qëndruar në krye të bandës së tij politike, ku blerja e votës nga Partia Socialiste, përfshirja e krimit, intimidimi i votuesve demokratë, mungesa e komisionerëve dhe vëzhguesve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, apo edhe lënia jashtë zgjedhjeve të shumë qytetarëve, sipas tij, i sollën humbjen dërrmuese. Tashmë që priten zgjedhje të reja për kryetar brenda Partisë Demokratike, Sali Berisha po mendon sërish rikandidimin. Por në skenën aktuale politike në Shqipëri, e cila është e degraduar, e korruptuar dhe e kriminalizuar, ku shumica e shqiptarëve e kanë humbur besimin dhe shpresën, në opozitë duhet të jetë një drejtues proamerikan dhe i guximshëm për t’u përballur me llumin e politikës së korrupsionit, tradhtisë e hajdutërisë me të cilin identifikohen treshja Berisha-Meta Rama. Dhe i vetmi që këputi një nga brinjët e “Trekëndëshit të Bermudës” ishte Lulzim Basha.

Si e flaku Basha “non gratën” njëherë e përgjithmonë nga politika

Në një kohë kur të gjithë presin lëvizjen SPAK-ut, për t’i dhënë fund përfundimisht Berishës, shkatërrimi total i tij erdhi pikërisht nga Basha, i cili ka nga pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleati ynë më i madh strategjik. Falë Bashës, sot Berisha është pa parti, pa seli, pa vulë dhe pa sigël. Ishte Basha me ndihmën e SHBA që shpëtoi partinë opozitare më të madhe në vend nga “kthetrat” e Berishës, i cili e shfrytëzonte PD për qëllimet e tij personale dhe jo në të mirë të demokratëve, apo qytetarëve. Amerikanët udhëzuan Lulzim Bashën për të marrë vendimin që Berisha nuk e shihte as në ëndrra, duke e përjashtuar nga partia që ai vetë krijoi. Basha e argumentoi këtë vendim se ishte i detyruar ta bëjë për të shpëtuar PD nga izolimi, por dhe Berishën e familjen e tij, pa specifikuar nëse bëhej fjalë për një dosje të rëndë që mund ta dërgojë në burg për abuzim me pushtetin apo elementë të tjerë më të rëndë ish-kryeministrin. Pas fuqisë së Lulzim Bashës në luftën e fortë kundër Sali Berishës qëndruan Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, por edhe funksionarë të lartë të Departamentit të Shtetit u investuan hapur për ta paraqitur Bashën si preferencë e tyre.

Rikthimi i Bashës

Me daljen e fundit të Lulzim Bashës me studentë dhe të rinj në publik jep sinjalin e qartë se ish-kreu i PD ka vendosur të rimarrë drejtimin e PD-së zyrtare. Madje Basha erdhi me disa ide të qarta dhe të dobishme politike që do të sjellin ndryshime drastike në Partinë Demokratike. “Të hapim listat që shqiptarët ta zgjedhin vetë deputetin që duan. Të bëjmë vettingun e politikanëve, që shqiptarët të shohin me sytë e tyre kush është i korruptuar e kush jo, për t’i mbyll njëherë e përgjithmonë dyert baltës në politikë. Të kufizojmë mandatet në mënyrë që të mos kemi politikanë të përjetshëm, por t’i japim hapësirë qarkullimit të elitave. Të mundësojmë votën e emigrantëve që edhe ata të kontribuojnë për vendin e tyre. Të gjithë bashkë, pavarësisht bindjeve politike, mund t’ia dalim!”, shtoi Basha pak ditë më parë. Tashmë PD-ja me Bashën merr çdo gjë zyrtare, edhe me gjykatë. Berishës do ti mbetem dy rrugë. Ose të dalë nga çadra e Ilir Metës dhe të krijojë parti të re politike, ose të qëndrojë si “zar” i kreut të PL pasi nuk ka më parti. Pra Berisha, simboli i mosndëshkimit në Shqipëri, po kalon periudhën e tij më të vështirë në politikë, shënjuar nga një sagë skandalesh nga më të rëndat, shtrirë në një hark kohor prej tre dekadash dhe kjo falë Lulzim Bashës, i cili i dha dhuratën më të mirë shqiptarëve, largimin përgjithmonë të Sali Berishës nga politika.

BREAKING NEWS
SKANDAL! PAS TENSIONEVE NË VERI, SHQIPTARËT E KOSOVËS FYHEN DHE PROVOKOHEN NGA MBËSHTETËSIT E VUÇIÇ (VIDEO)
x
POLITIKE

Lulzim Basha nxjerr përfundimisht jashtë loje “non gratën”, rikthimi në krye të PD shuan shpresat e Sali Berishës, “kufomës politike” 80-vjeçare

SHKRUAR NGA ELMAS BOGDANI
27 MAJ 2023

Roli i amerikanëve

Siç e kemi theksuar amerikanët po luajnë një rol kryesor në rikthimin e Lulzim Bashës në krye të PD. SHBA janë investuar fuqishëm për të mos lënë që drejtësia shqiptare të rikthehet në duart e politikës. Kjo u përforcua edhe më shumë me zhvillimet e bujshme brenda Partisë Demokratike, ku sërish në prapaskenë bashkë ishte përfshirë dhe “Trekëndëshi i Bermudës”. Sikush me interesat e veta, por me qëllimin e përbashkët, mbijetesën sa më gjatë në politikë. Ish-kryeministri Berisha kërkonte të përdorte si mburojë Partinë Demokratike në luftën e tij personale me amerikanët, por edhe ekzistencën e tij në politikë. Nga ana tjetër, ish-presidenti Ilir Meta ka ndihmuar Berishën për të rrëzuar Lulzim Bashën në mënyrë që në fund të rrëmbenin opozitën. Gjithashtu, gjëja më fantastike për kryeministrin Rama ishte dalja jashtë loje e Bashës, në mënyrë që të ketë përballë Sali Berishën, aleatin e tij “të fshehtë”. Gjithë këto pazare morën fund në 3 mars të këtij viti. Me ndërhyrjen e SHBA, gjyqi i vulës fundosi fundin e aleancës Berisha-Rama-Meta. Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, pavarësisht se Sali Berisha në prapaskenë i luajti të gjitha kartat, duke nisur nga kërcënimet, presionet e forta, pazaret dhe deri tek çantat me lekë. Edhe pse nuk pati asnjë reagim nga ana e tyre publikisht, SHBA punoi fortë në prapaskenë dhe në qetësi që asnjë vendim i imponuar me dhunë dhe shantazh të mos merrej nga Apeli. Dhe ashtu ndodhi. Që në mëngjes të 3 marsit, dy përfaqësues të ambasadës u shfaqën në gjykatë dhe nuk lëvizën që aty për 7 orë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button