Sport

“Diamanti” italian drejt Arsenal, Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

Me “yllin” italian, Riccardo Calafiori, pranë transferimit, tek Arsenal, “Emiljanët” e Bologna janë në kërkim të një tjetër lideri për prapavijën e tyre, me “Kuqeblutë” e Serie A, që kanë zgjedhur një emër mjaft pikant.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, Bologna është vënë pas “veteranit” gjerman, Mats Hummels, me 35-vjeçarin, i cili që prej 1 korrikut është një lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës, me

“Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund.
Hummels kërkohet jo vetëm nga Bologna, por edhe nga “Shqiponjat e Zeza”, të Besiktas, të cilat janë të gatshme të paguajnë liderin e mbrojtjes, plot 3 milionë euro, po aq sa i kërkon, mirëpo duket se Italia do të jetë aventura e radhës për të.

Kjo pasi në media aludohet se qendërmbrojtësi është gati të firmosë një kontratë, 1-vjeçare, për të luajtur në Serie A, teksa me “Emiljanët” ka mundësin të luajë edhe në fazën finale, të UEFA Champions League.

#Diamanti #italian #drejt #Arsenal #Bologna #kërkon #ngulm #veteranin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button