Sport
Gol nga penalltia dhe karton i kuq, Partizani e humb ndeshjen me gjeorgjianët e Iberias –

Partizani e ka humbur ndeshjen e parë me shifrat 2-0 në turin e dytë të Conference League ndaj Iberias. Goli i parë i takimit u shënua nga Nonikashvili në minutën e 31.
Ndërkohë në minutën e 46, Rrapaj do të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë dhe do ta linte ekipin me 10 lojtarë.
Kështu ndeshja u bë disi më e lehtë teorikisht për vendasit që gjetën golin tjetër me anë të Sylla. Ndeshja përfundoi në shifrat 2-0 për ekipin gjeorgjian, me Partizanin që le ende hapur garën për kualifikim. /Sport Ekspres/
Iberia 2 – 0 Partizani (Nonikashvili 31′, Sylla 57′)
#Gol #nga #penalltia #dhe #karton #kuq #Partizani #humb #ndeshjen #gjeorgjianët #Iberias
SportExpress