VIDEO/ E futën në rreth dhe talleshin, ukrainasit “të pashpirt”, shihni si “keqtrajtuan” lojtarin e ekipit serb –

“Ne do të futemi në fushë dhe nuk do t’i japim dorën lojtarëve serb, ata mbështesin luftën në Ukrainë, kundër fëmijëve tanë”! Kështu u shpreh trajneri i Dinamos së Kievit para ndeshjes së turit të dytë në Champions League me Partizanin e Beogradit. Ishte më shumë se një ndeshje për ukrainasit që shkatërruan 6-2 ekipin serb në mbrëmjen e djeshme. E gjithë urrejtja u përkthye në profesionalizëm dhe pak në turpërim.
Në minutën e 72, ukrainasit u treguan të pamëshirshëm ndaj 20 vjecarit të Partizanit të Beogradit, Jedinstvo Uba. Ky i fundit humbi topin dhe lojtarët vendas nisën ta fusin në rreth duke i shkaktuar pak marrje mendsh. Në raste të tjera, një skenë e tillë është moralisht e ndaluar të zhvillohet, por në këtë situatë merr shumë kuptim. /Sport Ekspres/
Ovaj je direktno došao kao poja?anje sa Farskih ostrva???? pic.twitter.com/oUUkqmNltN
— Šesti Oktobar (@aleksabgd1) July 23, 2024
#VIDEO #futën #në #rreth #dhe #talleshin #ukrainasit #të #pashpirt #shihni #keqtrajtuan #lojtarin #ekipit #serb
SportExpress